Fred ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave

Futboll

Fred ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 18:13
Fred

Teksa kërkohet, prej disa javësh tashmë, nga kampionët turq të Galatasaray, braziliani i mesfushës së Manchester United,

Fred ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të tjera, ku mes tyre janë dhe rivalët historikë të “luanëve” të Stambollit, Fenerbahce.

“Fenerët” turq kanë bërë një ofertë zyrtare për mesfushorin, plot 15 milionë euro bashkë me bonusin e përcaktuar. Mirëpo, pavarësisht ofertës drejt “djajve”, të dy klubet janë në negociatat e sipër për shërbimet e 30-vjeçarit të mesfushës dhe pritet që gjithçka të zgjidhet në ditët në vijim.

Ndërkat kujtojmë, se sezonin e shkuar Fred zbriti në fushë plot 56 herë për “djajtë e kuq” të Manchester United, ku arriti të shënojë gjithashtu 6 gola, si dhe të dhurojë plot 6 asistime për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat