Duro dhe Ibrahimi njëzëri: Struga ekip më i mirë, fitoi me meritë

Futboll

Duro dhe Ibrahimi njëzëri: Struga ekip më i mirë, fitoi me meritë

Nga: K. Goca Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:24
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum ka arritur fitore me rezultat 3:1 ndaj ekipit nga Luksemburgu, Hesperange, në takimin e parë të xhiros së tretë të kualifikueseve në Conference League.

Futbollisti Besart Ibraimi realizoi het-trik për fitoren e madhe. 

“Normalisht kur shënon tre gola ndihem mirë, por është shumë më mirë kur fitojmë.

Pjesën e parë e luajtëm mirë, në pjesën e dytë përkundër golit të pësuar u rikthyem dhe fituam me meritë”, tha Ibrahimi pas ndeshjes.

Trajneri Shpëtim Duro është shprehur i kënaqur me ndeshjen e sotme, por njëkohësisht ka paralajmëruar lojtarët

se nuk duhet të qetësohen para ndeshjes së kthimit në Luksemburg.

“Kemi arritur një fitore të merituar, siç e tregon rezultati në fund. Ne ishim shumë më mirë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë nuk nisi ashtu siç donim, por me kalimin e kohës lojtarët ia dolën mbanë dhe mendoj se arritëm në një triumf të merituar.

Kemi luajtur një ndeshje të mirë, por asgjë nuk ka përfunduar, duhet ta përfundojmë punën në ndeshjen e dytë në Luksemburg”, tha Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat