Interi braktis përfundimisht pistën për sulmuesin e Arsenalit

Futboll

Interi braktis përfundimisht pistën për sulmuesin e Arsenalit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 22:37
Marotta

Pista që mund të çojë në Milano te Interi Folarin Balogun po ftohet dhe po mbyllet plotesisht.

Sipas asaj që është raportuar ne Itali, per momentin nuk ka kushte për mbylljen e operacionit.

Në ditët në vijim ekziston mundësia që Interi dhe Arsenali të bisedojnë sërish për të kuptuar nëse ka ende hapësirë ​​për të përfunduar marrëveshjen, por fakti që Topçinjtë kanë ndryshuar kartat në tavolinë e ka mërzitur shumë klubin zikaltër.

Kjo sepse Arsenali deri perpara nje jave nuk kishte oferta te duhura dhe ishte duke u dorezuar pak nga pak por eshte paraqitur Monaco.

Klubi francez ishte ndër të parët që beri oferte zyrtare për sulmuesin e lindur në vitin 2001: 40 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit, me të cilin do të kishte edhe një marrëveshje në parim.

Megjithatë, klubi londinez ia ka kthyer ofertën mbrapsht, duke vazhduar të kërkojë një shumë që kalon 50 milionë euro. Ne kete pike, nuk dihet se si do te shkoje e ardhmja e Balogun, qe eshte jashte planeve te Arteta.

Sakaq, Interi tani ka dy opsione: Taremi i Portos dhe Arnautovic i Bologna-s. Por, edhe ketu duhen oferta te mira. Ne fakt, per iranianin, qe eshte ne vitin e fundit te kontrates, Porto kerkon 30 mln euro dhe mund te ulet pak, ndersa per sulmuesin e Bologna-s mund te mbyllet nese Interi afrohet me 12-15 mln eurot qe kerkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat