Ronaldo vs Benzema, spektakli i “yjeve”

Futboll

Ronaldo vs Benzema, spektakli i “yjeve”

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Benzema sfidon Ronaldon. Duket se është kjo tema kryesore e Saudi Pro League, që do të nisë këtë të premte mbrëma me sfidën Al Ahli – Al Hazem.

Të gjitha skuadrat e mëdha të Saudi Pro League do të zbresin në fushë mes të shtunës dhe të hënës, duke nisur kështu përballjen e madhe mes dy ish sulmuesve të Realit të Madridit.

Benzema, fitues në fuqi i Topit të Artë është blerë prej pak kohësh nga kampionët në fuqi të Al Ittihad, ndërsa Ronaldo luan që nga janari i kaluar te Al Nassr, ku e humbi titullin kampion pavarësisht 14 golave të shënuar në 16 ndeshje të luajtura.

Tema kryesore e këtij kampionati duket pikërisht përballja mes dy skuadrave që e përfunduan në dy vendet e para sezonin e kaluar, edhe pse mes tyre do të provojë të futet Al Hilal. Klub që në javët e fundit ka blerë Milinkovic-Savic, Malcon, Ruben Neves dhe Koulibaly e Kessie, dhe nuk do të ndalet këtu, pasi kërkon të ngushtojë hendekun me rivalët.

Karim Benzema është lojtari më i paguar i kampionatit arab, pagë prej 200 milionë eurosh neto në sezon, ashtu si dhe Ronaldo. Tek Al Ittihad arriti me kosto zero pasi kontrata e tij me Realin kishte përfunduar. Klubi i tij ka blerë, veç tjerësh, emra si Fabinho, Ngolo Kante e Jota pikërisht për të mbrojtur titullin e 9 në historinë e tyre.

I paevitueshëm sulmi i Al Nassr që, përkrah Ronaldos mund të hedhë në fushë emra si Sadio Mane, Brozovic, Fofana e Telles. 

A do të jetë një garë me dy korsi për titullin, apo mund të futet dhe Al Hilal? Merkatoja deri në 20 shtator mund të ofrojë të tjera surpriza, pasi vazhdon gjuetia për Osimhen, por ndërkohë në “pole position” janë pikërisht Al Ittihad dhe Al Nassr, me një garë në distancë mes Cristiano Ronaldos e Karim Benzemasë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat