Mkhitaryan: Interi është gati

Futboll

Mkhitaryan: Interi është gati

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:29
Mkhitaryan

Futbollisti i Interit, Henrikh Mkhitaryan në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka thënë se skuadra e tij, është gati për sezonin e ri të garave që nis pas pak ditësh.

Ai thotë se skuadra “Nerazzurre”, ka bërë ndryshime në skuadër, por ai është i bindur se Interi është gati për sfidat e reja.

 Henrikh Mkhitaryan thotë se titulli i kampionit në Itali është objektivi i INterit.

“Jemi në një moment transformimi, kemi ndryshuar shumë, por jo edhe struktura dhe mënyra se si luajmë”, tha ai.

“Sigurisht, ne jemi gati për sfidat sepse kemi një skuadër vërtet të fortë.

Scudetto është qëllimi i të gjithëve, ne e dimë se sa i rëndësishme është ky trofe për tifozët tonë, por nuk do ta harrojmë Champions League-n, Kupën e Italisë dhe Superkupën”, ka theksuar Mkhitaryan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat