Funksionon protesta e tifozëve të Juventusit

Futboll

Funksionon protesta e tifozëve të Juventusit

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:39
Juventusi

Kishte shumë kohë që nuk mbahej mend një popull i tërë juventin në këmbë për të mos lëshuar një futbollist të skuadrës së tyre.

Por ajo që ndjeu dhe provoi Dushan Vlahoviç në miqësoren e së mërkurës brenda familjes, mes Juventusit të Alegrit dhe skuadrës U-23, do ta ketë mallëngjyer shumë, do ta ketë prekur duke parë të gjithë atë dashuri dhe mbi të gjitha mund të jetë kjo vitamina e duhur për sezonin e ri.

Dhe deri tani, Dushan e ka treguar se është në një formë të mirë në pritje të javës së parë, pas 10 ditësh, duke qenë se pas golit ndaj Realit të Madridit në debutim, në turneun amerikan, të mërkurën realizoi edhe dy herë të tjera, një me penallti dhe një me goditje dënimi.

Por çfarë është më e rëndësishmja, në fund, e gjithë paraqitja e tij mori atë që edhe vetë 23-vjeçari dëshironte, të merrte konfirmimin në Torino.

Protesta e hapur e tifozëve me kore pro tij dhe mbi të gjitha me një peticion të hapur se “Lukaku mund të rrijë në Milano, këtu te ne nuk ka vend”, ka marrë edhe dorëzimin e klubit dhe të trajnerit Masimiliano Alegri.

Sulmuesi belg, ai që për skemat e “Kontit Maks” ishte kërkesa kryesore dhe njeriu që mund ta drejtonte “zonjën e vjetër” te titulli kampion, nuk duket se do të ketë shans këtë verë dhe në vitet në vazhdim që të vishet bardhezi.

Fundja, edhe Çelsi, pas mbrëmjes së të mërkurës ka vendosur që të ndërpresë bisedimet me Juventusin, pas këmbënguljes së këtyre të fundit që përveç Vlahoviçit kërkonin edhe 40 milionë euro (kërkesa e parë ishte 50) është refuzuar.

Këtë reagim të Çelsit që ka nënvizuar me ashpërsi se ata nuk janë më të gatshëm për bisedime më pas kanë shtyrë menjëherë Juventusin që të shpallë të pashitshëm Dushan Vlahoviçin dhe më në fund, bomberi ballkanas do të ketë shansin që kërkonte për të treguar se mund të jetë ai e ardhmja e fortë e Juves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat