Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 14:14
Moises Caicedo

Moises Caicedo ka thënë “jo”. Futbollisti ekuadorian ka vetëm një synim; të luajë për Chelsea. Klopp kishte konfirmuar marrëveshjen me klubin e tij, Brighton, për 127 milionë euro, por mesfushori dëshiron të luajë në “Stamford Bridge”, sipas Fabrizio Romano.

“Mund të konfirmoj se ka një marrëveshje me Brighton dhe agjentët për lojtarin, – kishte komentuar trajneri gjerman për mesfushorin. – Ne jemi përpjekur të nënshkruajmë me të dhe klubi ka bërë gjithçka që është e mundur për ta sjellë këtu”.

Marrëveshja nuk ka ndodhur, edhe pse Caicedo do të bëhej nënshkrimi më i shtrenjtë i kësaj merkatoje, duke kaluar Rice dhe Bellingham. Ka ende kohë, nëse Chelsea ofron të njëjtat kushte.

Trajneri gjerman nuk ka dashur të emocionojë plotësisht tifozët dhe në fund ka pasur të drejtë, pasi është lojtari që ka vendosur të mohojë opsionin e të kuqve. “Me lojtarin, do të duhet të shohim. Kontroll mjekësor sot? Nuk mund t’ju them, nuk e di”, – ka komentuar Jürgen në një konferencë për shtyp. Duket se gjithçka është e kompromentuar.

Lojtari dëshiron të shkojë te Chelsea. Nuk janë të pakta skuadrat e interesuara për futbollistin ekuadorian. Mesfushori, pas punës së tij të mirë në Brighton, ka një imazh të mrekullueshëm në Premier League.

Vitin e kaluar, nënshkrimi i tij për Arsenalin u ndërpre për shkak të një çmimi të lartë, që “Topçinjtë” nuk ishin të gatshëm ta paguanin. Fqinji i tyre, Chelsea, dukej se ishte favorit atëherë dhe tani, sipas informacioneve të gazetarit italian, kështu vazhdon të jetë.

Blutë ishin lodhur duke pritur një përgjigje, duke i hapur derën Liverpool-it, i cili për më tepër kishte paraqitur një ofertë më të mirë për lojtarin. Pretendimeve të Brighton i janë afruar vetëm “Reds”, por futbollisti nuk dëshiron të luajë në “Anfield”. Tani, Chelsea duhet të paraqesë një ofertë më të madhe se ajo më parë.

“Futbolli ka ndryshuar”. Kjo ka qenë përgjigjja, kur Klopp ishte pyetur për deklaratën e tij pas nënshkrimit të Pogba me Manchester United në këmbim të 100 milionë eurove. Në atë kohë trajneri gjerman deklaroi se “ditën që ky është futbolli, atëherë nuk do të kem më punë”.

Por, Jürgen do të vazhdojë të stërvisë në “Anfield”, edhe pse një futbollist e ka refuzuar atë dhe plot 127 milionë euro. “Sinqerisht, gjithçka ka ndryshuar. A më pëlqen? Jo. A e kuptova se kisha gabuar? Po, patjetër”, – është justifikuar trajneri i “Reds” për këtë çështje.

Në këtë merkato, Liverpool-i është forcuar me dy mesfushorë të tjerë, Mac Allister (42 milionë) dhe Szoboszlai (70 milionë). Nënshkrimi i Caicedo u duk i treti, por ekuadoriani kishte një plan tjetër. Tani është koha që Chelsea të bëjë lëvizjen vendimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat