Skënderbeu huazon një futbollist

Futboll

Skënderbeu huazon një futbollist

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:27
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu vijon ende të jetë aktiv në merkato duke mbyllur të tjera akorde përsa i përket lëvizjeve në këtë hapësirë transferimesh.

Këtë herë bardhekuqtë po punojnë me kujdes në dalje për të zbrazur ekipin, i cili ka mbingarkesë elementësh në këtë moment.

Në të tilla kushte i pari që ndërron ambient është Kevin Hysolli.

Korçari i linjës së majtë i ka pasur hapësirat e limituara nga ana e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, gjë që u pa edhe në këtë fazë përgatitore.

Hysolli tashmë do të vijojë karrierën te Tomori i Beratit, atje ku do të jetë i huazuar për një sezon nga bardhekuqtë.

Hysolli pritet që të ketë hapësira më të shumta dhe të fitojë eksperiencë, që do ta ndihmojë për t’u rritur më shumë. Normalisht është një huazim i thjeshtë ky i bardhekuqve pasi drejtuesit korçarë besojnë te cilësitë e Hysollit dhe nuk duan të rrezikojnë që ta humbin përfundimisht.

Kujtojmë se ka qenë trajneri Migen Memelli ai që i dha mundësinë Hysollit të debutojë me fanellën bardhekuqe në sezonin e kaluar, atje ku lojtari ka bërë paraqitje të mira. Veç Hysollit në listën e transferimeve janë edhe lojtarë të tjerë, kryesisht të rinj.

Pikërisht për këta lojtarë që nuk kanë shumë hapësira në Korçë, do të shihet mundësia të vijojnë sezonin në Pogradec, Maliq apo Burrel, ekipe të cilat prej kohësh janë në bisedime me Skënderbeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat