Mbrojtësi shqiptar mbyll sezonin pa nisur në Angli

Futboll

Mbrojtësi shqiptar mbyll sezonin pa nisur në Angli

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:34
Geraldo Bajrami

Një lajm i keq vjen për mbrojtësin shqiptar të Notts County, Geraldo Bajrami.

Futbollisti që ka qenë pjesë e Shpresave u dëmtua në përballjen kundër Lincoln City, e vlefshme për Carabao Cup.

Dëmtimi në gju ishte i rëndë dhe koha e rikuperimit do të jetë e madhe.

Ishte vetë Notts County që njoftoi se Geraldo Bajrami e ka humbur sezonin 2023-2024, pa nisur ende mirë.

Klubi shprehu mbështetjen e madhe për mbrojtësin shqiptar në këtë moment që është padyshim më i vështiri në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat