Luis Enrique: Neymar-Verratti? Duroni deri nesër

Futboll

Luis Enrique: Neymar-Verratti? Duroni deri nesër

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:55
Luis Enrique

Luis Enrique nuk është dorëzuar dhe ende shpreson që Kylian Mbappe dhe drejtuesit e PSG-së të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Por, 24-vjeçari është i vendosur për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” te Reali i Madridit. Për të realizuar ëndrrën e fëmijërisë.

Trajneri i ri i kampionëve të Francës, shpreson ta ketë nën urdhrat e tij “yllin” francez. Të paktën edhe për një sezon.

“Shpresoj që klubi dhe Mbappe të gjejnë një marrëveshje. Kjo nuk është një situatë e re. ‘Përplasje’ ka patur edhe përpara se të vija unë këtu, por është gjetur zgjidhja.

Uroj që të ndodhë sërish. Por nuk duhet të harrojmë filozofinë e klubit: askush nuk qëndron mbi PSG-në”, thekson tekniku spanjolli.

I cili nuk pranon të komentojë hapur situatën e dyshes Neymar-Verratti. Të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e së ardhmes.

“A janë ata jashtë projektit tim teknik? Nuk kam ndërmend të zbuloj bisedat tona private… Vendimet e mia do ta bëjnë shumë të qartë mendimin tim për këtë çështje“.

PSG luan të shtunën (21:00) takimin e parë të sezonit të ri në Ligue 1. Kampionët presin Lorientin në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat