Shorti nxjerr Zasellën gjyqtar të derbit Drita-Llapi

Futboll

Shorti nxjerr Zasellën gjyqtar të derbit Drita-Llapi

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:35
Pamje nga shorti i gjyqtarëve

Edicioni i ri i garave në Superligën e Kosovës në futboll nis nesër pasdite.

Java e parë nis me duelet Prishtina-Feronikeli ’74 dhe Dukagjini-Malisheva, derisa sfidat tjera të kësaj xhiro luhen të dielën pasdite.

Të premten në selinë e FFK-së, është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve për javën e parë e cila do të sjellë disa ndeshje interesante.

Derbin mes Dritës dhe Llapit, do ta gjykojë Erdall Zasella me dy ndihmësit Arbnor Bullatofci dhe Fatlum Jashari.

Liria-Ballkani, është një tjetër ndeshjes interesante, ku drejtësinë do ta ndajë arbitri Ilir Mehmeti, i cili do të asistohet dhe dyshja Fatmir Sekiraqa dhe Hekuran Osmani.

Ndërkaq, Visar Kastrati me ndihmësit e tij Drilon Rexhepi dhe Bashkim Hyseni do të ndajë drejtësinë në përballjen mes Prishtinës dhe Feronikeli ’74, kurse, ballafaqimi mes Dukagjinit dhe Malishevës do të gjykohet nga Dardan Çaka me asistentët Alban Ejupi dhe Kastriot Peci.

Kujtojmë se ndeshja mes Fushës Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë me kërkesën e mysafirëve pas gjendjes jo të mirë financiare dhe organizative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat