Berbatov parashikon rezultatin e saktë të Burnley - City

Futboll

Berbatov parashikon rezultatin e saktë të Burnley - City

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:47
Berbatov

Ish-sulmuesi i Djajve të Kuq, Dimitar Berbatov ka prashikuar se Manchester City do të fitojë ndaj Burnley mbrëmjen e sotme në ndeshjen hapëse të Premier League 23/24.

Ndeshja do të zhvillohet në Turf Moor.

City, i cili është kampion në fuqi i Premier League, do të përballet me Burnley, që vitin e kaluar triumfoi në Championship.

Para ndeshjes, ish-sulmuesi i Manchester United, Berbatov, ka parashikuar se Citizens do të marrin një fitore 2-0 në transfertë.

“Manchester City do të dëshirojë të rikthehet te fitorja pas humbjes në Community Shield kundër Arsenal-it.

Unë parashikoj që kampionët e Premier League do ta mundin Burnley me rezultatin 0:2”.

Është e rëndësishme të theksohet se City ka fituar 11 ndeshjet e fundit kundër Burnley-t në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 40 gola në total. Clarets kanë fituar vetëm një në 23 ndeshjet e fundit kundër Citizens, duke pësuar 26 gola.

City gjithashtu ka fituar 12 nga 14 ndeshjet e fundit hapëse në Premier League, ndërsa Burnley ka fituar dy nga tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat