“Askush nuk qëndron mbi klubin”, Luis Enrique: Shpresoj që PSG dhe Mbappe të gjejnë një marrëveshje

Futboll

“Askush nuk qëndron mbi klubin”, Luis Enrique: Shpresoj që PSG dhe Mbappe të gjejnë një marrëveshje

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:03
Luis Enrique

Padyshim një nga “cështjet” më të “nxehta” të kësaj merkatoje vere është largimi i “yllit” francez, Kylian Mbappe, nga “gjigandët” e PSG, me klubin dhe lojtarin që ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për t’u ndarë në “paqe”, me vetë sulmuesin që kërkon një transferim te “galaktikët” e Real Madrid.

Për marrëdhëniet mes klubit e Mbappe ka folur dhe tekniku i francezëve, Luis Enrique, i cili gjatë një konference për shtyp në prag të ndeshjes hapëse të kampionatit, ndaj Lorient, tha se shpreson që klubi dhe lojtari të gjejnë një marrëveshje.

“Shpresoj që klubi dhe Mbappe të gjejnë një marrëveshje. Kjo nuk është një situatë e re. Përplasje ka patur edhe përpara se të vija unë këtu, por është gjetur zgjidhja.

Uroj që të ndodhë sërish. Por nuk duhet të harrojmë filozofinë e klubit: askush nuk qëndron mbi PSG-në”,- u shpreh tekniku spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat