Superliga e Kosovës, këto ndeshje hapin sezonin e ri

Futboll

Superliga e Kosovës, këto ndeshje hapin sezonin e ri

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:04
Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës do t’i rikthehet aksionit nesër pas më shumë se dy muajve në pushim.

Tri ndeshje tejet interesante do ta hapin nesër xhiron e parë të sezonit të ri 2023/24 në kampionatin elitar vendor.

Që të tri ndeshjet do të zhvillohen në orarin e njëjtë, me fillim nga ora 17:00.

Skuadra e Dukagjinit do të pres në shtëpi Malishevën, kurse Gjilani është mysafirë i skuadrës së sapo inkuadruar në Superligë, Fushë Kosovës./Kp

Ndërkaq, edhe pse në rolin e vendasit, Prishtina do të zhvillojë nesër ndeshjen me Feronikelin në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali.

Më poshtë mund ta gjeni programin e nesërm të Superligës së Kosovës.

17:00 Dukagjini – Malisheva

17:00 Fushë Kosova – Gjilani

17:00 Prishtina – Feronikeli 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat