Tottenham kërkon të transferojë sulmuesin e Chelseat

Futboll

Tottenham kërkon të transferojë sulmuesin e Chelseat

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:29
Romelu Lukaku

Tottenham kërkon të transferojë sulmuesin e Chelseat!

Me largimin e “rekordmenit”, Harry Kane, tashmë bordi i Tottenham është duke menduar për afrimin e një sulmuesi potent në Londër, i cili ka për detyrë të mbushë “boshllëkun” që do të lërë pas 29-vjeçari anglez.

I pari në listën e Tottenham është “bomberi” i Chelsea, Romelu Lukaku, me këtë të fundit që mesa duket nuk do të transferohet te Juventus dhe është jashtë planeve të “bluve”. Një tjetër emër që përmendet është gjithashtu dhe “bomberi” iranian, Mehdi Taremi.

Tanimë më e vetmja gjë çka pritet është oferta zyrtyra drejt “bluve” të Chelsea, me “bomberin” belg, që është më i favorizuar se Taremi për t’iu bashkuar skuadrës së udhëhequr nga Ange Postecoglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat