Mungon vetëm firma

Futboll

Mungon vetëm firma

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:02
Harry Kane

Pas shumë javësh negociatash, “bavarezët” e Bayern Munich arritën më në fund akordin për transferimin e Harry Kane, i cili pasditen e kësaj të premteje raportohet se ka arritur në Gjermani. 

Raportohet se do të zhvillojë testet mjekësore para se të firmosë kontratën e tij të re si “bavarez”.

Ndërkaq, kujtojmë se, për kartonin e sulmuesit 29-vjeçar, Bayern ka derdhur në arkat e londinezëve plot 120 milionë euro, të ndara në 100 milionë euro bazë, si dhe 20 milionë të tjera në formën e bonusit.

Përsa i përket kontratës persnaole, Kane do të nënshkruar për 4 vite te kampionët gjermanë, ndërsa paga e kapitenit të Kombëtares së “3 luanëve” ende nuk është bërë publike, teksa pritet të bëhet mënjeherë pas firmosjes së kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat