Falë Struga Trim Lum, Maqedonia në Europë sërish do prezantohet me 4 skuadra

Futboll

Falë Struga Trim Lum, Maqedonia në Europë sërish do prezantohet me 4 skuadra

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:57
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum vazhdon të shkruaj historinë edhe në Europë, aty ku është shumë pranë kualifkimit në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Dje në takimin e parë të turit të tretë eliminatorë, skuadra e Shpëtim Duros shënoi fitore 3:1 përballë kampionit të Luksemburgut, Sëift Hesperange, duke bërë një hap të madh drejt kalimit në turin tjetër, ku me shumë gjasa do e pret një përballje me skuadrën islandeze të Breidablik, që në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Liga Europa, pësoi debakël në Bosnje e Hercegovinë, duke u mundur nga Zrinjski me rezultatin 6:2.

Megjithatë që ky parashikim ido të bëhet realitet, do të duhet të presim edhe ndeshjet e kthimit, mirëpo ajo që nga gëzon, është fakti se edhe suksesi i deritanishëm i Struga Trim Lum, mjafton që Maqedonia edhe edicionin e ardhshëm në Europë të prezantohet me 4 skuadra.

Fitorja e Struga Trim Lum përballë Sëift Hesperange bëri që futbolli i Maqedonisë në nivel klubesh në garat europiane të tejkalojë atë të Andorrës, edhe atë për vetëm 0.002 pikë, kjo edhe falë disfatës së Santa Coloma nga holandezët e AZ Alkmar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat