Mbappe përshëndet sulmuesin që i hap rrugën e largimit

Futboll

Mbappe përshëndet sulmuesin që i hap rrugën e largimit

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:24
Ousman Dembele

Ousman Dembele është zyrtarisht pjesë e PSG-së dhe është prezantuar ditën e sotme nga klubi francez. Sulmuesi shihet si zëvendësues i Mbappes, teksa ky i fundit e ka përshëndetur afrimin e Dembeles.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mbape i ka uruar mirëseardhje futbollistit duke u shprehur i lumtur që e sheh në Paris. dy lojtarët kanë një miqësi të ngushtë edhe në Kombëtaren franceze, gjatë kohës kur luajnë për ngjyrat e Francës.

“Mirë se erdhe vëllai im. Jam shumë i lumtur që të shoh këtu.

Aventura është duke filluar”, shkruan Mbape në foton e prezantimit të Dembeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat