Real Madrid kërkon portierin spanjoll

Futboll

Real Madrid kërkon portierin spanjoll

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:59
Kepa

“Galaktikët” sfidojnë Bayern, Real Madrid kërkon “gardianin” spanjoll!

Fillimisht u përfol për një kalim te “bavarezët” e Bayern Munich, mirëpo gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër për “gardianin” e Chelsea, Kepa Arrizabalaga, i cili orët e fundit lidhet ngushtë me një kalim te “galaktikët” e Real Madrid.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, “shtatlarti” iberik shihet si zëvendësuesit perfekt i belgut Thibaut Courtois, me këtë të fundit që u këputi ligamentet e gjurit të djathtë e pas operimit pritet të mungojë të paktën minimalisht 6 muaj.

Për shërbimet e Kepa nuk interesohen vetëm “galaktikët” e Real Madird, pasi “bavarezët” e Bayern Munich e shohin gjithashtu spanjoll, si zëvendësuesin perfekt të Manuel Neuer mes shtyllave gjermane dhe tanimë na mbetet veç të presim e shohim se ku do të vazhdojë karrierën e tij, portieri “më i shtrenjtë” në historinë e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat