Arbër Prekazi nënshkruan me Malishevën

Futboll

Arbër Prekazi nënshkruan me Malishevën

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 14:54
Arbër Prekazi

Malisheva ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Arbër Prekazi, i cili në sezonin e fundit luajti te Gjilani. 

Klubi nga “Liman Gegaj” ka njoftuar nënshkrimin me Prekazin në ditën e ndeshjes së parë të sezonit 2023/24 në Albi Mall Superligën.

Është vet Malisheva që ka njoftuar transferimin e Prekazit me anë të një postimi në faqen zyrtare, duke mos treguar kohëzgjatjen e kontratës.

"Qendërmbrojtësi Arbër Prekazi nënshkruan me FC Malishevën

Prekazi është transferuar nga SC Gjilani, njëra nga transferimet më të rëndësishme, duke e forcuar edhe më shumë vijën e mbrojtjes.

Përvoja e tij dhe aftësia udhëheqëse janë aset i paçmueshëm për skuadrën tonë.

Arbërit i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese në synimin tonë të përbashkët", njofton FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat