Kundërshtari tallet keq me Ronaldon

Futboll

Kundërshtari tallet keq me Ronaldon

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:11
Ronaldon

Episod i pabesueshëm që është bërë viral në këto orë në rrjetet sociale. Cristiano Ronaldo është tallur nga futbollisti i Al-Shorta, Ahmed Zero.

E pabesueshme por e vërtetë, lojtari i Al-Shorta, Ahmed Zero, u tall me Cristiano Ronaldon pasi luajti kundër tij. Edhe pse të dy u takuan dhe u sfiduan në mesjavë, ajo që ndodhi më pas u bë virale vetëm orët e fundit.

Në fakt, portugezi ka bërë një selfie me rivalin e tij. Ajo që ai nuk do ta priste kurrë është që lojtari të shpërndante foton në kanalet e tij sociale dhe të shkruante një mesazh që, në fakt, tingëllon si një tallje.

“Me lojtarin e dytë më të mirë në histori”, ka shkruar Zero. Duket se është një referencë e qartë për rivalitetin mes CR7 dhe Lionel Messit me argjentinasin, në këtë pikë, i zgjedhur nga Zero si lojtari më i mirë dhe portugezi “vetëm” si i dyti.

Nëse futbollisti ishte protagonist në rrjetet sociale, duhet thënë se në fushë ndodhi e kundërta me Cristiano-n autor të golit të fitores që i dha Al Nassr-it të tij finalen e Champions-it arab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat