Arsenali starton me fitore, Nottingham pa forcë

Futboll

Arsenali starton me fitore, Nottingham pa forcë

Nga: K. Goca Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:59
Arsenali

Arsenali ka startuar me fitore në edicionin e ri në Premier League. 

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Nottingham-it.

“Topçinjtë” e siguruan fitoren në 45 minutat e parë ndaj rivalit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Emirates. 

Në minutën e 26-të, Nketiah brenda 16-shit e me goditje të fortë, ka realizuar për 1:0.

Në minutën e 32-të, Saka nga rreth 18 metra shënon gol të bukur për 2:0.

Në minutën e 82-të, Awoniyi ngushton humbjen në 2:1.

Në sfidën e radhës Nottingham si vendas ndeshet me Sheffield Utd dhe Arsenali luan në udhëtim ndaj Crystal Palaces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat