Objektivi i parë - fitorja në shtëpinë e Atlhletic Bilbaos

Futboll

Objektivi i parë - fitorja në shtëpinë e Atlhletic Bilbaos

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 16:44
Carlo Ancelottin

La Liga është kthyer. Premiera për Realin e Madridit do të jetë në një nga tempujt më të mëdhenj të futbollit spanjoll, “San Mamés” (Bilbao).

Pasi ndaloi së konkurruari në sezonin e kaluar me shumë javë para mbylljes, Reali do të kërkojë të kthehet pretendent absolut në sezonin e ri në kërkim të fronit të Barcelonës.

Objektivi i parë tri pikësh është fitorja në shtëpinë e Atlhletic Bilbaos, një nga ato transferta që shënohen gjithmonë me të kuqe në kalendarin e “los blancos”.

Por Madridi ka një kartë me vlerë në dorë: Carlo Ancelottin.

Kampion në secilin prej pesë kampionateve më të rëndësishëm në Europë, Ançeloti ofron një letër prezantuese spektakolare në fillimin e kampionatit. Fitorja është emëruesi i përbashkët në 27 rastet në të cilat ai është përballur me ndeshjen e tij të parë në një kampionat ku ka drejtuar.

Nga 27 debutime në kampionatet ku ka drejtuar, 21 janë mbyllur me fitore. Gjatë karrierës së tij ai numëron vetëm një humbje në javën e parë. Për herë të parë dhe të fundit ka ndodhur më 31 gusht 2008, kur Bolonja mundi Milanin 1-2 në “San Siro” në ndeshjen që ishte prezantimi zyrtar për tifozët e kuqezinjve i Ronaldinjos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat