Serie A kundër rrymës

Futboll

Serie A kundër rrymës

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Në një moment ku në të gjithë Europën, po aplikohet rregulli që vendosi FIFA në Botëror për të shtuar minutazhin shtesë në fund të ndeshjeve për të kompensuar humbjen e kohës, Seria A vendos të mos ndryshojë. Këtë e ka konfirmuar dizenjatori i gjyqtarëve, Xhanluka Roki.

Në fund të grumbullimit me gjyqtarët e elitës së futbollit italian, pak ditë para fillimit të Serisë A, ai ka theksuar se kjo temë nuk është diskutuar mes “xhaketave të zeza” dhe gjërat do të vazhdonin ashtu siç kishin qenë.

Nuk kemi diskutuar për shtesa të gjata. Do të jenë në përputhje të plotë me kohën e humbur”, tha ai, duke shpjeguar kësisoj se nuk do të veprohej si Premier  Liga, La Liga apo edhe kampionati shqiptar ku do të caktohen më shumë shtesa në fund të ndeshjeve në varësi të kohës që kanë humbur lojtarët gjatë të gjithë sfidës.

“Por unë kam kërkuar që të mos ketë asnjëherë gjyqtarë që caktojnë zero minuta shtesë. Pasi është e pamundur që të ketë ndeshje të tilla pa humbje kohe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat