Kane te Bayern, reagimi i pabesueshëm i një tifozi të Tottenham

Futboll

Kane te Bayern, reagimi i pabesueshëm i një tifozi të Tottenham

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:36
Tifozi i Tottenham ka hedhur në tokë fanellën e ish-idhullit të tij

Transferimi i Harry Kane te Bayern Munich ka dërguar në arkat e Tottenham një shifër të përafërt me 100 milionë euro.

Sulmuesi është larguar nga klubi anglez pas 10 sezonesh, në të cilat ka koleksionuar 213 gola në 317 ndeshje të luajtura në Premier League.

Shitja e tij ka qenë shumë e dhimbshme për tifozët e klubit londinez, që kanë qenë të detyruar të ndahen me idhullin e tyre.

Tifozi i Tottenham ka hedhur në tokë fanellën e ish-idhullit të tij, para se të zbrazte sipër saj një shishe të tërë me Ketchup dhe ta godiste me këmbë.

Më pas ka shtuar edhe një kavanoz me çokollatë, që e ka hedhur mbi fanellën e Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat