Osimhen me pagë rekord te Napoli deri në vitin 2027

Futboll

Osimhen me pagë rekord te Napoli deri në vitin 2027

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:03
Osimhen

Pas muajsh negociatash, më në fund del “tym i bardhë”: Victor Osimhen rinovon kontratën me Napolin.

“Ai qëndron, ka kontratë dyvjeçare, ku duhet të shkojë?”, do të shprehej Aurelio De Laurentiis dy ditë më parë për të ardhmen e nigerianit.

Negociatat për rinovimin e kontratës ishin të komplikuara, u bënë tema e madhe e verës dhe në fund epilogu duhet të jetë ai që shpresonin të gjithë në shpatet e Vezuvit.

Njoftimi zyrtar ende nuk është bërë, por takimet e shumta me menaxherin Roberto Calenda kanë prodhuar hapa konkretë përpara dhe tashmë e vetmja gjë që mungon është zyrtarizimi deri në vitin 2027 me një pagë rekord, më e larta e paguar ndonjëherë nga Napoli: 10 milionë euro në sezon me bonuse të përfshira.

Përveç kësaj, do të ketë edhe një klauzolë largimi që varion nga 140 deri në 150 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat