Lajmi i mirë për Realin

Futboll

Lajmi i mirë për Realin

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:58
Ancelotti

Kepa Arrizabalaga do të jetë një lojtar i Real Madrid.

Madrilenët ishin në kërkim të një portieri pas dëmtimit të pësuar nga Thibaut Courtois në stërvitje, që do ta mbajë belgun larg fushave për disa muaj.

Siç ka bërë të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Real Madrid do ta marrë më formulën e huazimit spanjollin deri në fund të sezonit.

Për portierin interesoheje dhe Bayern Munich, por Kepa ka zgjedhur Los Blancos pas bisedave që ka pasur me bavarezët në 3/4 ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat