Ylber Ramadani humbet stërvitjen e Lecces

Futboll

Ylber Ramadani humbet stërvitjen e Lecces

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:59
Ylber Ramadani

Lecce do të luajë ndeshjen e parë për këtë sezon kundër Como.

Kjo përballje është e vlefshme për Kupën e Italisë.

Me shumë interes për tifozët shqiptarë mbetet edhe debutimi i Ylber Ramadanit.

Megjithatë mesfushori shqiptar është në luftë me kohën.

Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme me Lecce.

Arsyeja është një udhëtim në Londër për të kryer procedurat burokratike në lidhje me vizën e hyrjes, për të marrë lejen e qëndrimit si shtetas jo-BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat