Tonali debuton me gol, Newcatle “shkatërron” Aston Villan

Futboll

Tonali debuton me gol, Newcatle “shkatërron” Aston Villan

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 20:35
Newcatle

Newcastle e nis më së miri edicionin 2023-2024 të Premier League, ndërsa mori fitoren e thellë 5-1 ndaj Aston Villas.

Një debutim ëndrrash bëri Sandro Tonali me ekipin e tij të ri dhe në kampionatin anglez, ndërsa zhbllokoi sfidën dhe i dhuroi avantazhin Newcastle-it në minutën e 6’.

Aston Villa tentoi të reagojë dhe ia doli të merrte barazimin në minutën e 11’ me Diaby, megjithatë vetëm pesë minuta më pas Isak riktheu në avantazh vendasit dhe e mbylli fraksionin e parë me rezultatin 2-1.

Në minutën e 53’ Isak realizoi golin e tretë për ekipin dhe të dytin personal, ndërsa në minutën e 77’ Wilson bëri “poker” Newcastle.

Megjithatë takimi u vulos në minutën e 90+1′, me Barnes që realizoi golin e pestë për vendasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat