Roma - Atalanta, negociata të avancuara për sulmuesin

Futboll

Roma - Atalanta, negociata të avancuara për sulmuesin

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 23:45
Duvan Zapata

Roma - Atalanta, negociata të avancuara për sulmuesin !

Gjithçka për Duvan Zapata. Roma, e cila prej muajsh është në kërkim të një qendërsulmuesi që mund të zëvendësojë të dëmtuarin Tammy Abraham (nga deri në fund të vitit), është gati të bëjë pamundurën për sulmuesin e Atalantës.

Skuadra e Bergamos është e gatshme ta shesë, pasi ka afruar lojtarë të tillë si El Bilal Touré dhe Gianluca Scamacca dhe negociatat mes palëve janë duke u zhvilluar.

Siç thuhet në rubrikat e edicionit të sotëm të “Corriere di Bergamo”, Roma është gati të paguajë 3 milionë për huazimin (por shpreson për një zbritje dhe është gjithashtu e interesuar për Demiral), plus 6-7 milionë për kartonin në rast se plotësohen disa kushte, si 40% e paraqitjeve, plus bonuse të lidhura me performancën e kolumbianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat