Diego Costa me klub të ri, firmos për skuadrën braziliane

Futboll

Diego Costa me klub të ri, firmos për skuadrën braziliane

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:07
Diego Costa

Diego Costa me klub të ri, firmos për skuadrën braziliane!

Botafogo nënshkroi zyrtarisht me sulmuesin veteran spanjoll Diego Costa, i afruar nga kjo skuadër për të zëvendësuar të dëmtuarin Tikuinjo Soares, që do të mungojë për një periudhë të vlerësuar prej katër deri në pesë javë.

Diego Kosta, i cili nuk hyri në llogaritë e Zhulen Lopeteguit tek Vulverhemptoni, ishte i lirë në merkato, duke përforcuar kështu sulmin e skuadrës së komanduar nga trajneri portugez, Bruno Lage, me të cilin punonte tek Vulverhemptoni.

Lajmi është transmetuar përmes rrjeteve sociale të klubit që kryeson i shkëputur nga ndjekësit kampionatin brazilian. Vasko da Gama ishte gjithashtu shumë e interesuar për të nënshkruar me sulmuesin 34-vjeçar, por zgjedhja e Kostas ishte Botafogo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat