De Jong, dashuri të përjetshme Barcelonës

Futboll

De Jong, dashuri të përjetshme Barcelonës

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:20
Frenkie de Jong

Për shkak të situatës ekonomike të Barcelonës, Frenkie de Jong ka qenë gjithmonë i përfolur për t’u larguar nga klubi, pasi është futbollist që mund të mbushë arkën.

Megjithatë, mesfushori holandez gjithmonë ka refuzuar, duke ua bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk ka ndërmend të largohet.

“Barça është klubi i jetës sime dhe unë dua të kaloj gjithë jetën time këtu.

Në asnjë moment nuk kam dashur të largohem nga klubi verën e kaluar pavarësisht situatës kritike ekonomike,” shpjegoi futbollisti në një deklaratë të bërë në “El Pereódico”.

Me largimin e Busquest dhe pavarësisht afrimit të Gundogan, De Jong mbetet pikë kyçe në mesfushë.

Ai mund të aktivizohet në disa pozicione në repartin e ndërmjetëm e në radhë emergjencë mund të japë kontribut edhe në qendër të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat