Zaniolo në Premier League

Futboll

Zaniolo në Premier League

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 13:03
Zaniolo

Nicolo Zaniolo udhëton gjithnjë e më shumë drejt Aston Villa-s, një kërkesë specifike nga Emery.

Kontaktet janë të ngushta dhe operacioni mund të mbyllet deri nesër, të paktën kështu synon klubi anglez. Galatasaray ka dhënë dritën jeshile, palët po punojnë për bonuset e fundit.

Një operacion që përfshin një huazim prej 3 milionë eurosh, 20 milionë për të drejtën e blerjes dhe 7 për një bonus. Zaniolo do të mbante rrogën prej rreth 3 milionë eurosh dhe në rast se do të blihet përfundimisht nga klubi anglez do të kishte kontratë edhe për pesë vite të tjera.

Kishte një përpjekje shumë konkrete nga Zenit dhe me një pagë shumë më të lartë, por Premier League dhe presingu i Emery po bëjnë diferencën.

Galatasaray kishte dhënë gatishmërinë për të zbritur nën klauzolën 35 milionë, tani po punohet për të gjetur marrëveshjen totale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat