Pëlqehet nga Mourinho

Futboll

Pëlqehet nga Mourinho

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 14:41
Zapata

Sulmuesi Duvan Zapata raportohet se karrierën do ta vazhdojë te AS Roma.

Zapata duket se brenda pak ditësh do të largohet nga Atalanta.

Lojtari kërkohet nga Roma. Mediet italiane raportojnë se ‘romakët’ dhe Atalanta janë duke negociuar për transferimin e Zapata-s në kryeqytetit italian.

Menaxheri i Romës, Jose Mourinho thuhet se pëlqen lojtarin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin që nis fundjavën që vjen.

“Roma dhe Atalanta po negociojnë për Duvan Zapata. Sulmuesi kërkohet nga Mourinho”, shkruajnë mediet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat