Allegri është gati të sakrifikojë dy të rinj

Futboll

Allegri është gati të sakrifikojë dy të rinj

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 16:42
Italia

Juventusi kërkon të përforcojë radhët me alternativa në sulm.

Ndërsa nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë me Vlahoviç dhe nëse do të këmbehet me Lukakun, bardhezinjtë janë vënë në kërkim të përforcimeve të tjera.

Emri i parë në listë, sipas mediave italiane, është ai i Domeniko Berardit. Sulmuesi i Italisë është një nga ëndrrat e vjetra të Masimiliano Allegrit, i cili kërkon ta ketë në skuadër.

Problem mbetet kërkesa e Sasuolos, që dëshiron 30 milionë euro për kartonin e tij dhe bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të shpenzojnë atë shifër.

Kështu ka lindur ideja e një shkëmbimi me dyshen Matias Sule-Samuel Iling Xhunior.

Ndryshimi i modulit që po mendon Alegri mund të nxjerrë jashtë loje këta dy lojtarë, ashtu si edhe Kostiç, i cili pritet të sakrifikohet për të sjellë të ardhura të rëndësishme që do të mbulonin një pjesë të shpenzimeve për Berardin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat