Si e justifikon humbjen Voska Sport në Strumicë?

Futboll

Si e justifikon humbjen Voska Sport në Strumicë?

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 19:53
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit sot ka pësuar edhe një humbje, por këtë herë në udhëtim me rezultat 2:0 nga AP Brera Strumica, në takimin e javës së dytë të elitës së futbollit maqedonas.   

Si e justifikon humbjen Voska Sport në Strumicë?

“Edhe në xhiron e dytë në kuadër të Ligës së Parë, në të cilën po luajmë për herë të parë në historikun tonë, kemi pësuar disfatë, këtë herë me rezultatin 2:0, nga AP Brera Strumica. 

Një gol i pranuar që në çerekun e parë të takimit, na e vështirësoi punën në minutat në vijim, edhe pse realisht ishim kundërshtarë i denjtë, duke kërkuar vazhdimisht golin e barazimit, që megjithatë nuk e gjetëm dot. 

Madje ekipi vendas i AP Brera Strumica në minutën e 87-të, kur neve me të gjitha forcat kërkonim golin e barazimit, arriti që të shënojë edhe golin e dytë, duke ju dhënë fund shpresave tona që nga ky takim të dalim të pamposhtur.

Megjithatë shpresat tona nuk i humbim në asnjë mënyrë, pasi kampionati është shumë i gjatë, ndërsa javën që vjen na pret ndeshja me Vardarin”, shkruan në faqen e klubit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat