Batatina: Na kushtoi mos shfrytëzimi i rasteve

Futboll

Batatina: Na kushtoi mos shfrytëzimi i rasteve

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 20:35
Tahir Batatina

Drita ka fituar derbin e xhiros së parë ndaj Llapit me rezultat 2:0.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga të dyja skuadrat, ku gjilanasit u treguan më të sakt në rastet që kishin.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes ka uruar Dritën për fitore, derisa ka thënë se skuadrën e tij e penalizuan rastet e humbura.

“Ishte një pjesë e parë e kujdesshme, ndërsa ne lëshuam një situatë një kundër një me portierin.

Në pjesën e dytë sërish dolëm përballë portierit, por nuk shënuam”.

“Të lëshosh dy raste në derbi është shumë. Nuk mund të presim të krijojmë shumë raste”.

“Djemtë dhanë maksimumin, por ishte vetëm ndeshja e parë. Llapi ka skuadër solide, por na duhet edhe pak kohë që të komponohemi.

Do të jemi skuadër serioze. Dritën e uroj për fitoren, ndërsa ne i kthehemi ndeshjes së ardhshme”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat