Tre gola në dhjetë minuta, Inter përmbys Egnatian

Futboll

Tre gola në dhjetë minuta, Inter përmbys Egnatian

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 22:37
Pamje nga ndeshja

Inter-Egnatia zhvilluan këtë të dielë një ndeshje miqësore, e cila u mbyll me fitoren me përmbysje me rezultatin 4-2 të italianëve.

Skuadra rrogozhinase zhbllokoi sfidën në minutën e 6’ me Dwamena dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh.

Në minutën e 55’ Barella barazoi për Interin, ndërsa në minutën e 68’ Fernando realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi sërish Egnatian në avantazh.

Në minutën e 80’ Martinez barazoi për Interin dhe katër minuta më pas argjentinasi përmbysi, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund Stabile vulosi gjithçka, duke shënuar golin e katërt për Interin në minutën e 90’.

Egnatia ka marrë avantazhin pas vetëm gjashtë minutave lojë, me Dwamena që ka surprizuar “zikaltërit” dhe ka bërë që skuadra rrogozhinasve ta mbyllte pjesën e parë në avantazh.

Ndërkohë Inter mund të barazojë me Barella-n në minutën e 55’.

Pa prekjes së topit me dorë në zonë, Egnatia fiton penallti dhe në minutën e 68′ Fernando realizon me një goditje në dukje shumë të thjeshtë.

Në minutën e 80′ Lautaro realizoi golin e barazimit me goditje me kokë.

Teksa në minutën e 84′ Lautaro përmbysi rezultatin, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa në minutën e 90′, Stabile realizoi golin e katërt për Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat