Sangare bie në radar të Liverpoolit, PSG-së dhe Bayernit

Futboll

Sangare bie në radar të Liverpoolit, PSG-së dhe Bayernit

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 22:47
Sangare

Mesfushori i PSV, Ibrahim Sangare ka rënë në radar të disa skuadrave në Europë  – me PSG, Bayern Munich dhe Liverpool që janë të interesuar për të

Sipas raporteëve nga ESPN, disa klube të mëdha europiane janë të interesuara për Sangaren.

Duke folur për emisionin “Good Morning Eredivisie”, Kiki Musampa – vëllai i agjentit të Sangares shpjegoi arsyen pas klauzolës 37 milionë euro të futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

“Për klube të tilla, shuma të tilla janë lehtë të përballueshme, Nottingham Forest bëri një ofertë, por nuk ishte e mjaftueshme. Ju dëshironi që ta dërgoni atë në një klub që i përshtatet dhe ku ai të këtë mundësi të luajë”.

Liverpool kanë nevojë më së shumti për një mesfushorë defensiv pas lasrgimit të disa futbollistëve me përvojë si: Jordan Henderson, Fabinho dhe James Milner.

Kështu që nuk është vështirë të kuptojmë pse Reds janë të interesuar për talentin e PSV që ka edhe 31 paraqitje për Bregun e Fildishtë.

Në të njëjtën kohë, ata janë duke u përballur me garë për nënshkrimin e tij pasi që atë po e kërkojnë edhe Bayern dhe PSG, të cilat skuadra patën paraqitje zhgënjyese në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Interesimi i Liverpoolit për Sangare vjen pas lajmeve se Klopp ka dështuar për ta transferuar Moises Caicedo, i cili ka zgjedhur Chelsean para Liverpoolit. Reds janë të zhgënjyer për këtë vendim të futbollistit por ylli i PSV-së është një alternativë e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat