Al Hilal është i sigurt për transferimin e Neymar, klubi arab cakton vizitat mjekësore

Futboll

Al Hilal është i sigurt për transferimin e Neymar, klubi arab cakton vizitat mjekësore

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 08:26
Neymar

Tashmë nuk është më një hipotezë apo thashethem merkatoje.

Interesimi i klubit saudit tashmë po bëhet konkret për transferimin e brazilianit, pasi sipas informacioneve të fundit, Al Hilal ka skeduluar vizitat mjekësore.

Al Hilal është duke përgatitur dokumentat formale të kontratës, të cilat sot priten të finalizohen.

Braziliani do të përfundojë aventurën e tij të gjatë disa vjeçare në Europë, dhe pritet të jetë transferimi madhështor në ligën saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat