Kukësi përforcon skuadrën

Futboll

Kukësi përforcon skuadrën

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:31
Pamje nga një ndeshje

Franci Lala është zyrtarisht lojtari më i ri i Kukësit.

Mbrojtësi vjen nga Kategoria e Parë, ku ishte pjesë e Korabit, për t’u bashkuar me Kukësin.

Klubi “verilindor” e ka bërë publik këtë lajm përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera bën me dije se Lala ka firmosur me ta për dy sezone.

"Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Franci Lala është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

24 vjeçari, i lindur në Tirane, vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar, ku sezonin e fundit ishte pjese e KF Korabi!

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Franci Lala dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Franci”-shkruan në rrjetet sociale klubi i Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat