Nuk është më i paprekshëm

Futboll

Nuk është më i paprekshëm

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:52
Juventusi

Krahasuar me disa javë më parë, atmos fera në Kontinasa është më e qetë.

Ende jo plotësisht në fakt, por me pak fjalë, shitjet e fundit para 15 gushtit kanë drejtuar një thesar të vogël që së bashku me kursimet po tejkalon 100 milionët.

Nga shitja e Zakarias te Monako (përfundimisht) erdhën 20 milionë, nga huazimet e De Vinter (10), Rovela (17) dhe Pelegrini (4) 30 të tjerët.

Rreziku për të hequr dorë nga një pjesë e çmuar e skuadrës ekziston, por tani nevoja për të shitur dikë me çdo kusht është më pak urgjente.

Varet nga ofertat dhe skenarët që paraqiten, për këtë arsye në një gjurmë që ka filluar të shihet – edhe pse ende e dobët – duhet kushtuar vëmendje maksimale. Pas vlerësimit të Vlahoviçit në javët e fundit, PSG-ja në fakt po bën reflektime serioze për Federiko Kiezën. Nuk ka ende një ofertë, por së shpejti mund të zhvillohet një veprim për të tentuar arritjen e akordit.

NË UDHËKRYQ – Kontrata e 25-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2025. Rinovimi është larg për shkak të një vizioni të ndryshëm midis kërkesave të tij dhe ofertës së klubit, por në projektin që po lind – nëse ai qëndron – Federiko do të ishte ende një nga protagonistët. Për grupin ai mbetet një referencë brenda dhe jashtë fushës.

Sigurisht, “zonja e vjetër” e detyron të heqë dorë nga Kupat e Europës për një vit: dhe për një djalosh të lindur në vitin 1997, që vjen nga dy vite me hije për shkak të problemeve fizike që ka pasur, sigurisht që nuk është maksimumi.

Është po aq e vërtetë që në këtë situatë lojtari mund të përfitojë nga mundësia për të udhëhequr ekipin drejt suksesit: në atë pikë, ai do të bëhej shumë më tepër një referencë duke filluar nga sezoni i ardhshëm, kur klubi synon të kthehet në Champions.

Megjithatë, e gjithë kjo duhet të mbivendoset me nevojat aktuale pasi Kieza nuk dëshiron ta gjejë veten jashtë pozicionit siç ndodhi shpesh sezonin e kaluar, por ai e di që kërkesat e Alegrit ndonjëherë e bëjnë atë të heqë dorë nga një pjesë e potencialit të tij.

VLERA – Nga ana tjetër, nëse PSG do të shfaqej në dyert e Juves, Kieza do të kishte mundësinë të merrte pjesë menjëherë në kompeticionin më të lartë europian dhe të ishte protagonist me një skuadër, e cila ka atë që duhet për ta fituar.

Shitja e Nejmarit lë bosh një vend që parisienët do të donin ta mbushnin me një lojtar të gatshëm, por me perspektivë. Kandidatura e anësorit juventin, kampion Europe me Italinë e Mançinit, ndër të tjera, rrezikon të jetë nga ato që mund të duken më interesante. Parisienët do t’i ofronin lojtarit një pagë me mbi 10 milionë euro.

Në këto kushte mbetet për t’u kuptuar nëse e gjithë kjo do ta bënte Kiezën të ndryshonte mendje për të qëndruar në Torino dhe për të shlyer vitet e fundit pa shkëlqim. Në klubin bardhezi, nga ana tjetër, mbeten në pritje: nuk ka të paprekshëm, përballë ofertave të parezistueshme.

Madje edhe Federiko ka një çmim: nuk flasim për më pak se 50- 60 milionë, tejkalimi i këtij pragu, nga një propozim, do të kthehej menjëherë në negociatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat