Dështon kalimi i Maguires

Futboll

Dështon kalimi i Maguires

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:34
Harry Maguire

Transferimi i Harry Maguire te West Ham ka dështuar për shkak të kërkesave të mbrojtësit, i cili ka kërkuar një shpërblim prej 15 milionë sterlinash nga Djajtë e Kuq.

United ka pranuar një ofertë prej 30 milionë sterlinash nga Hammers dhe palët kishin rënë dakord për transferimin.

Megjithatë, sipas The Guardian, West Ham ka humbur durimin duke pritur Maguire dhe duket se janë larguar nga negociatat.

Megjithatë, raporti thotë se marrëveshja e dështuar ende mund të relizohet, ndërkohë West Ham po shikon opsione të tgjera për rolin e qendërmbrojtësit.

Maguire ishte vendosur të merrte një ulje të madhe rroge për t’u larguar nga Old Trafford dhe po negocionte me Djajtë e Kuq për një dëmshpërblim.

Siç u zbulua nga SunSport, ai i ka kërkuar Unitedit 15 milionë £ pasi do të hiqte dorë nga kontrata e tij prej 190,000 £ në javë për një rrogë të reduktuara prej 120,000 £ te Hammers.

Djajtë e Kuq i kishin ofruar tashmë Maguire një shumë prej 6 milionë £  për t’u larguar. Megjithatë, ish-kapiteni, të cilit iu hoq shiriti dhe u zëvendësua nga Bruno Fernandes këtë verë, dëshiron më shumë se dyfishin e kësaj shume.

Kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata e tij me Manchester United me vlerë 19.7 milionë £.

Maguire mbetet i pakënaqur me trajtimin që i është bërë nga trajneri Eric ten Hag, i cili e aktivizoi vetëm tetë herë si titullar në Premier League sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat