Talenti bind Manchester City-n     

Futboll

Talenti bind Manchester City-n     

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:38
Rico Lewis

Rico Lewis ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Manchester City-n.

Mbrojtësi adoleshent luajti pjesën e tij në sezonin e Triplete-s, duke bërë 23 paraqitje dhe duke fituar elozhe nga Pep Guardiola.

Tani ai ia ka përkushtuar të ardhmen kampionëve të Europës deri në vitin 2028, me opsionin e zgjatjes së marrëveshjes për 12 muaj të tjerë.

Lewis, një tifoz i Cityt në fëmijëri, ka pasur një pagë akademie prej rreth 5,000 £ në javë dhe marrëveshja e tij e re do ta bëjë atë të fitojë 25,000 £ në javë.

Përveçse bëri përparim sezonin e kaluar, ai u bë lojtari më i ri që shënoi në Champions League në debutimin e tij të plotë kundër Sevilla-s në nëntor.

Lewis, 18 vjeç, tha: “Ishte një vit i pabesueshëm për mua dhe tani nënshkrimi i kësaj kontrate është një ëndërr e realizuar.

“Si një tifoz i City-t, mbaj mend që shikoja ekipin duke fituar trofe kur isha i ri dhe është vendi i vetëm ku kam dashur të jem.

“Të di se do të jem këtu deri në vitin 2028 është fantastike dhe mezi pres të vazhdoj të punoj dhe të vazhdoj të përmirësohem.

“Të gjithë në klub kanë qenë të mrekullueshëm, duke filluar me Akademinë ku kam mësuar kaq shumë dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka që kanë bërë”.

Drejtori i futbollit Txiki Begiristain tha: “Jemi shumë krenarë që kemi parë rrugëtimin e tij nëpër Akademi dhe e shohim atë duke luajtur me kaq besim në ekipin e parë.

“Energjia dhe uria e tij rreth skuadrës janë ngjitëse dhe ne besojmë se ai mund të ndihmojë për të sjellë më shumë sukses në vitet e ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat