Reali e prezanton portierin Kepa

Futboll

Reali e prezanton portierin Kepa

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:52
Kepa e Perez

Real Madridi e ka prezantuar sot portierin Kepa Arrizabalaga përmes një ceremonie.

Portieri spanjoll u huazua për një vit tek “Los Blancos”, ndërsa u prezantua nga presidenti Florentino Perez.

Ai e zgjodhi fanellën me numrin 25, ndërsa do ta zëvendësojë të lënduarin rëndë, portierin belg Thibaut Courtois, i cili mund të rikthehet vetëm vitin tjetër.

E portieri që është në pronësi të Chelseat, u shpreh i lumtur dhe krenar që iu dha mundësia të mbrojë në “Santiago Bernabeu”.

“Kjo është njëra prej ditëve më të rëndësishme dhe më speciale të karrierës sime sportive dhe të jetës sime.

Jam mjaft krenar dhe i nderuar që jam në Real Madrid. Do të punoj fort që ta jap kontributin tim, në stërvitje dhe në ndeshje.

Shpresoj që do ta pasurojmë kabinetin e Realit me trofe dhe ta rrisim namin e klubit. Hala Madrid!”, ka thënë fillimisht ish-portieri i Athletic Bilbaos, i cili uron që Courtois të shërohet sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat