Perez iu uron shërim të shpejtë lojtarëve të lënduar të Realit

Futboll

Perez iu uron shërim të shpejtë lojtarëve të lënduar të Realit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:54
Perez e Courtois

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez iu ka uruar shërim të shpejtë tre lojtarëve të lënduar së fundmi të ekipit madrilen, Thibaut Courtois, Eder Militao dhe Arda Guler.

Kreu i klubit madrilen i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të sotëm të portierit Kepa Arrizabalaga, i cili u huazua në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea për një vit.

“I dashur Thibaut Courtois, i dashur Eder Militao: dua t’ju sjell krejt forcën dhe dashurinë tonë që e kemi për ju.

Do të doja t’ia dërgoja një mesazh special dhe një forcë dhe urim të ngrohtë edhe të riut tanë Arda Guler, të cilit ia urojmë të gjitha të mirat pas operimit. Do ta presim atë dhe e dimë se do të rikthehet me ne shumë shpejt”, u shpreh Perez.

Sa i përket Kepas, presidenti madrilen tha se beson fuqishëm se portieri spanjoll do të japë kontribut të madh për ekipin, ndërsa atij i tha se do ta shijojë çdo moment të kësaj eksperience të paharrueshme në një klub aq të madh, me tifozët që do ta presin krahëhapur.

Perez ndërkohë është duke u munduar ta sjell në Madrid sulmuesin Kylian Mbappe, i cili është objektivi kryesor i gjigantit spanjoll për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat