Sulmuesja shqiptare largohet me zero gola

Futboll

Sulmuesja shqiptare largohet me zero gola

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:58
Pamje nga ndeshja

Sot është luajtur gjysmëfinalja e parë e Botërorit të femrave mes Spanjës dhe Suedisë, aty ku spanjollet kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1.

Gjithçka në këtë takim, është vendosur në 10 minutat e fundit, aty ku edhe janë shënuar 3 golat e ndeshjes.

Në minutën e 81, Paraluelo kaloi në avantazh skuadrën e Spanjës ndërkohë që ishte Blomkvist autorja e golit të barazimit në minutën e 88. Vetëm pak sekonda më vonë, Spanja ka kaluar sërish në avantazh, me Karmona Garsian që ka shënuar për 2-1.

Me këtë fitore, Spanja kalon në finale dhe është në pritje të kundërshtarit që do të ketë. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Australisë dhe Anglisë që do të luhet ditën e nesërme.

Titullare për Suedinë ishte Kosovare Asllani, e cila këtë Botëror nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, duke lënë gjurmë me vetëm një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat