​Kepa harron Chelsean: Shpresojë që Reali më mban pas huazimit

Futboll

​Kepa harron Chelsean: Shpresojë që Reali më mban pas huazimit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:02
Kepa Arrizabalaga

Real Madridi e bëri sot zyrtare transferimin e Kepa Arrizabalaga nga skuadra e Chelseat në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Pasi që portieri kryesorë, Thibaut Courtois, pësoi një lëndim të rëndë duke këputur ligamentet në gjurin e tij, Reali vendosi t’i hyjë merkatos, dhe siguroi shërbimet e Kepas në formë huazimi.

Tani, pas prezantimit, portieri spanjoll ka folur për mediat, ku si duket e ka harruar menjëherë Chelsean.

“Unë shpresojë që me paraqitjet e mija, Real Madridi do të vendosë të më mbajë mua pas huazimit. Ky klub është legjendarë”, tha Kepa.

Ndërkaq, për transferimin e Kepas foli edhe presidenti i klubit, Florentino Perez.

“Kepa kishte oferta të mëdha në tavolinë, por ai vendosi të na bashkohej neve, ai donte vetëm Real Madridin”, tha Perez.

Marrëveshja mes Realit dhe Chelseat për Kepan është në formë huazimi, pa opsionin që transferimi të bëhet permanent. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat