Messi dëmtohet në stërvitje

Futboll

Messi dëmtohet në stërvitje

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 19:35
Messi

Në shtypin e huaj dolën informacione se Messi është dëmtuar në seancën stërvitore të Inter Miamir. Botimi Goal ka publikuar një video ku tregon se si Leo e ka ndrydhur këmbën.

Shihet qartë se argjentinasi filloi të çalojë në këmbën e majtë, por nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

Gerardo Martino, trajneri i Inter Miami, është i bindur se asgjë nuk kërcënon shëndetin e Messit:

“Nuk kam qenë i pranishëm gjatë gjithë seancës stërvitore, kështu që nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi. Jam i sigurt se nëse do të ndodhte diçka serioze, të gjithë do të tronditeshin.

Por asgjë e tillë nuk ndodhi, ndaj jam i bindur se asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur”.

Lionel ka luajtur vetëm 5 ndeshje për Inter Miami, dhe ka arritur të shënojë 8 gola dhe të japë 1 asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat