Jakupi transferohet të klubi italian

Futboll

Jakupi transferohet të klubi italian

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:17
Jakupi

Talenti i ri i futbollit, Altrim Jakupi, ka bërë një hap të mirë në karierë. Anësori i majtë tetovar është transferuar te skuadra italiane Isola Di Capo Rizzuto në Liga Ecelenza.

Klubi mban emrin e qytetit.

Ai tek kjo skuadër ka kaluar nga Flamurtari i Prishtinës.

Jakupi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës me të cilët ka pasur kontratë profesionale, ndërsa më pas në formë huazimi ka luajtur për Teteksin, Korabin e Dibrës, Arsimin nga Çegrani dhe së fundmi në Flamurtar të Prishtinës.

Altrim Jakupi rrjedh nga shkolla e futbollit Shkëndija.

Kampionati i ri në Liga Ecelenza do të filloj më 10 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat